spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
23:08
HomeBotaQindra palestinezë të vrarë nga sulmet izraelitë

Qindra palestinezë të vrarë nga sulmet izraelitë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Të paktën 330 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza gjatë natës, ka njoftuar ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Ushtria izraelite u arsyetua se sulmet “e gjera” u bënë pasi bisedimet për zgjatjen e armëpushimit dështuan.

- Advertisement -

Kjo është vala më e madhe e sulmeve që nga 19 janari, kur filloi armëpushimi.

Sulmet kanë shkaktuar reagime të ashpra.

- Advertisement -

“Kjo është e pandërgjegjshme. Një armëpushim duhet të rivendoset menjëherë. Njerëzit në Gaza kanë duruar vuajtje të paimagjinueshme”, tha Koordinatori Humanitar i OKB-së për Territorin e Pushtuar Palestinez, Muhannad Hadi.

Sulmet izraelite kanë rritur frikën tek familjet e pengjeve, të cilat kanë nisur protestat në Jerusalem, duke e akuzuar kryeministrin Netanyahu se ka zgjedhur të “heqë dorë” nga pengjet në Gaza duke nisur sulme të reja.

“Nuk ka asgjë më urgjente se kjo! Çdo ditë që kalon rreziku për pengjet rritet. Presioni ushtarak mund të rrezikojë më tej jetën e tyre dhe të komplikojë përpjekjet për t’i sjellë ata në shtëpi të sigurt”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat