spot_img
E premte, 20 Shkurt, 2026
23:25
HomeKulturëQKK: Përmbyllëm me sukses pjesëmarrjen në European Film Market që u mbajt...

QKK: Përmbyllëm me sukses pjesëmarrjen në European Film Market që u mbajt në kuadër të Berlinales

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qendra Kinematografike e Kosovës ka përmbyllur me sukses pjesëmarrjen në European Film Market, që u zhvillua nga 12 deri më 18 shkurt në kuadër të Berlin International Film Festival – Berlinale.

Në postimin e QKK-së në Facebook thuhet se prezenca në një nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë filmike evropiane shënoi një hap të rëndësishëm në forcimin e pozitës së kinematografisë kosovare në skenën ndërkombëtare.

- Advertisement -

Postimi i plotë i QKK-së:

Qendra Kinematografike e Kosovës përmbylli me sukses pjesëmarrjen në European Film Market, i cili u mbajt nga 12–18 shkurt në kuadër të Berlin International Film Festival, Berlinale.

- Advertisement -

Gjatë këtyre ditëve intensive të marketit, u zhvilluan takime të rëndësishme me programerë festivalesh, përfaqësues të qendrave evropiane të filmit, producentë dhe partnerë. Këto takime hapën mundësi të reja bashkëpunimi, bashkëprodhimi dhe programe edukative për kineastët tanë, duke forcuar prezencën dhe rrjetëzimin ndërkombëtar të industrisë sonë audiovizuale.

Jemi veçanërisht krenarë për arritjet e artistëve tanë në këtë edicion:

Leart Rama i përzgjedhur në Berlinale Talents në mesin e mbi 3,400 aplikantëve nga e gjithë bota, në një program ku pranohen vetëm 5% e aplikuesve çdo vit.

Fatlume Bunjaku, e përzgjedhur si pjesë e programit prestigjioz European Shooting Stars, si kandidate nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Shqipëri.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat