spot_img
E premte, 13 Mars, 2026
20:30
HomeKosovaQKMK: Nesër të shmanget pikëkalimi kufitar në Jarinje

QKMK: Nesër të shmanget pikëkalimi kufitar në Jarinje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) që funksionon si institucion në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka inkurajuar qytetarët që nesër të shmangin qarkullimin në pikëkalimin kufitar në Jarinje.

Kjo për shkak të paralajmërimit të një proteste nga qytetarët serbë në pjesën e territorit të Serbisë.

- Advertisement -

“Ju njoftojmë, se nesër, më datë, 14.03.2026, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në PKK Jarinje, në territorin e Serbisë dhe bllokimi i rrugës për dy orë, duke filluar nga ora 16:00 deri 18:00. Ju inkurajojmë që nesër të shmangni qarkullimin në këtë PKK dhe të zgjedhni PKK tjera për qarkullim”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat