spot_img
E martë, 23 Dhjetor, 2025
13:13
HomeKosovaQKMK paralajmëron bllokadë të rrugës afër kufirit Kosovë-Serbi

QKMK paralajmëron bllokadë të rrugës afër kufirit Kosovë-Serbi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se nesër, më 24 dhjetor, është paralajmëruar një bllokadë e rrugës nga banorët lokalë në segmentin rrugor të fshatit Kastrat të Kurshumlisë të Serbisë.

Nga QKMK, qytetarëve i është bërë thirrje që të shfrytëzojnë rrugë të tjera me qëllim të evitimit të pengesave në rrugë.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Duke u bazuar në burimet e hapura-mediat online, më datë, 24 Dhjetor 2025, është paralajmëruar bllokadë e rrugës, nga banorët lokal në segmentin rrugor, në fshatin Kastrat të Kurshumlisë (SRB), nga ora 11.50 deri në ora 15.50.

- Advertisement -

Ju inkurajojmë, që të shfrytëzoni rrugë tjera, me qëllim të evitimit të pengesave në rrugë.

Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni📞 në numrat e QKMK-së +38345198000, +38345198606 dhe 080050095.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat