spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:29
HomeShëndetiQKUK përmirëson infrastrukturën me investim prej 178 mijë euro – kushte më...

QKUK përmirëson infrastrukturën me investim prej 178 mijë euro – kushte më të mira për pacientët dhe stafin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka përfunduar një projekt të rëndësishëm investues për përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe funksionale brenda klinikave të saj, duke vendosur 6 pompa termike dhe realizuar ndërhyrje ndërtimore që synojnë krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për trajtimin e pacientëve dhe punën e stafit mjekësor.

Investimi kap vlerën prej 178 mijë euro dhe përfshin:

- Advertisement -

🔹 Vendosjen e 6 pompave termike, prej tyre:
• 3 pompa në blloqet operative të Urologjisë, Kirurgjisë Abdominale, Kirurgjisë Plastike, Vaskulare dhe Neurokirurgjisë
• 3 pompa në klinikat e ORL-së, Oftalmologjisë dhe Kirurgjisë Maksilofaciale

🔹 Izolimin e kulmeve të dy klinikave:
• 649 m² izolim në kulmin e Klinikës së ORL-së
• Izolim shtesë në Klinikën e Reumatologjisë, ku janë instaluar pajisjet e reja

- Advertisement -

Ky projekt përfaqëson një hap konkret drejt modernizimit të QKUK-së dhe përmirësimit të efikasitetit energjetik dhe kushteve mjedisore në shërbimet spitalore.

“Ky është një tjetër hap drejt një QKUK-je më funksionale dhe efikase – në shërbim të pacientëve dhe përkrahjes së stafit shëndetësor,” ka thënë ud i drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari.

Me këto investime, QKUK konfirmon angazhimin e saj për të rritur cilësinë e shërbimeve dhe për të krijuar një ambient të sigurt e komod për të gjithë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat