spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
10:59
HomeKosovaZgjedhjet 2025QUINT dhe Zyra e BE-së i reagojnë Qeverisë dhe partive për mos-certifikimin...

QUINT dhe Zyra e BE-së i reagojnë Qeverisë dhe partive për mos-certifikimin e Listës Serbe

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shtetet e QUINT dhe Zyra e BE-së në Kosovë kanë reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në një deklaratë të përbashkët, QUINT kërkoi nga qeveria në largim e Albin Kurtit dhe partitë tjerë që të përmbahen nga hapat e mëtejshëm që pengojnë regjistrimin e partive.

- Advertisement -

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë, shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me përpjekjet e aktorëve politikë për të kufizuar konkurrencën midis partive politike që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë para zgjedhjeve lokale më 12 tetor. Çdo akt i tillë për të përjashtuar komunitete të caktuara minon parimet demokratike dhe gërryen besimin në institucionet e Kosovës”, thuhet në reagim.

QUINT ka inkurajuar palët e prekura që t’i drejtohen PZAP-së dhe të kërkojnë dëmshpërblim.

- Advertisement -

“Ne presim që qeveria në largim dhe të gjitha partitë politike të përmbahen nga hapat e mëtejshëm që mund të pengojnë regjistrimin e partive. Të gjitha procedurat duhet të kryhen strikt në përputhje me rregullat dhe mandatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në të njëjtën kohë, ne i inkurajojmë palët e prekura të shfrytëzojnë plotësisht Panelin e Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore për të kërkuar dëmshpërblim”, thuhet tutje në reagim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat