spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
13:57
HomeSiguriaPoliciaQytetari gjen kuletën me mbi 1 mijë euro në Ferizaj

Qytetari gjen kuletën me mbi 1 mijë euro në Ferizaj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia njofton se sot rreth orës 16:00, qytetari A.Rexhepi, 32 vjeç nga Ferizaj në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, në parkingun e “Viva Fresh Store”, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente personale dhe menjëherë i ka dorëzuar ato në polici.

Policia informon se “në portofol ndodheshin 1,133.50 euro, 10 franga, 5 dollarë, si dhe dokumente personale në emër të B.Ç, 29 vjeçe, e cila pas identifikimit është kontaktuar dhe është paraqitur në stacionin policor në Ferizaj, ku i është kthyer portofoli me të gjitha paratë dhe dokumentet”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin A. Rexhepi për gjestin human dhe shembullor, duke vlerësuar lartë ndershmërinë dhe përgjegjësinë e tij qytetare.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat