spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
01:14
HomeSiguriaPoliciaQytetari nga Shtimja gjen portofolin me 660 euro, e dorëzon në polici

Qytetari nga Shtimja gjen portofolin me 660 euro, e dorëzon në polici

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia ka njoftuar se më 31 mars, rreth orës 20:20 një qytetar nga Shtimja, B. Bungu,62 vjeç ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në rrugën “Tahir Sinani” dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor në Shtime.

Policia bën të ditur se pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i B.A nga Gjilani.

- Advertisement -

“Policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe shuma prej 664.80 euro iu kthyen asaj me procesverbal”, thuhet në njoftim.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin B. Bungu, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat