spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
05:00
HomeKosovaZgjedhjet 2025Radoniqi fton qytetarët të verifikojnë vendvotimet për Zgjedhjet Lokale 2025

Radoniqi fton qytetarët të verifikojnë vendvotimet për Zgjedhjet Lokale 2025

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, u ka kërkuar qytetarët me të drejtë vote në vendin tonë që përmes platformës së KQZ-së https://qv.kqz-ks.org të kontrollojnë dhe të shohin se ku është qendra e tyre për të votuar në Zgjedhjet Lokale.

Platforma elektronike e KQZ-së do të jetë e qasshme deri në mbyllje të vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025.

- Advertisement -

Këtë thirrje Radoniqi e bëri pas certifikimit të Listës së Votuesve, sipas së cilës, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto zgjedhje është: 2,069,098 votues.

Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës është 2,025,105 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës është: 43,993 votues.

- Advertisement -

Procesi zgjedhor në Republikën e Kosovës, do të organizohet në 938 Qendra të Votimit me gjithsej 2,625 vendvotime, prej të cilave 910 Qendra të Votimit për votimin e rregullt me 2,571 vendvotime dhe 38 Qendra të Votimit për votimin me kusht me gjithsej 54 vendvotime.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat