spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
17:43
HomeKosovaZgjedhjet 2025Radoniqi me thirrje për zbatim të ligjit dhe respektim të rregullave

Radoniqi me thirrje për zbatim të ligjit dhe respektim të rregullave

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka votuar në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit”, në Pejë dhe pas votimit ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë.

Ai po ashtu bëri thirrje që të respektohen rregullat dhe ligjet në mënyrë që procesi i votimit të shkojë mirë dhe i qetë.

- Advertisement -

Kryetari i KQZ-së ka thënë se çdo gjë është gati për të votuar sot. Ai ka ftuar qytetarët e 18 komunave të cilat janë në balotazh që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.

“Bëjë apel që të respektohen rregullat dhe ligji i KQZ-së dhe rendi. Dua të ftojë edhe anëtarët e vendvotimeve që të respektojnë rregullat dhe gjithë procesi të shkojë pa asnjë problem. Uroj që të kemi një ditë të mirë dhe të qetë”, tha Radoniqi.

- Advertisement -

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka folur edhe për çështjen e votimit me asistencë, duke theksuar se institucioni që ai udhëheq ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e këtij procesi.

“Sa i përket votimit me asistencë, KQZ-ja ka ndërmarrë të gjitha hapat dhe procedurat përkatëse. Në manualin e trajnimeve është theksuar qartë se çka ndodh në realitet gjatë ditës së zgjedhjeve në vendvotime. Zbatimi i këtyre rregullave mbetet nën administrimin e KKZ-së,” tha Radoniqi.

Ai shtoi se në disa vendvotime votimi me asistencë ka qenë i theksuar dhe se në raste të caktuara arsyetimet në librat e votimit nuk kanë qenë të duhura, gjë që ka ngritur shqetësim brenda KQZ-së.

“Shpresoj që sot këshillat e vendvotimit do të kenë kujdes. Natyrisht, jo secili ka të drejtë të votojë me asistencë,” u shpreh më tej Radoniqi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat