spot_img
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
23:25
HomeRajoniShqipëriaRama drejt SHBA, do të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit...

Rama drejt SHBA, do të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është nisur sot drejt Uashingtonit, në përgjigje të ftesës së presidentit të SHBA-së, Donald J. Trump për të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të këtij Bordi, ku Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues, njoftoi Agjencia për Media dhe Informim.

Pak ditë më parë, kur njoftoi pjesëmarrjen në këtë ngjarje, kryeministri Rama u shpreh se, “Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes”.

- Advertisement -

Bordi i Paqes i iniciuar nga presidenti i SHBA-së Trump synon forcimin e Paqes në Lindjen e Mesme dhe, njëkohësisht, të ndërmarrjes së një qasjeje të re të guximshme për zgjidhjen e konflikteve globale.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat