spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
14:09
HomeKosovaZgjedhjet 2025Rama falenderon qytetarët, ka disa fjalë për LVV-në

Rama falenderon qytetarët, ka disa fjalë për LVV-në

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, ka falënderuar qytetarët e Prishtinës pas rezultatit të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të kryeqytetit, duke e konsideruar fitoren si një shprehje të pjekurisë dhe unitetit të qytetit.

“Qyteti i zemrës sime, sonte është festa e qytetit tonë — festa e shpresës, e unitetit dhe e demokracisë. Festojmë të gjithë qytetarët pa dallim bindjesh, sepse ka fituar vullneti për zhvillim dhe qytetari. Kjo është fitorja dhe pjekuria e Prishtinës, sepse Prishtina ndërtohet bashkë dhe është e të gjithëve. Fitoi dinjiteti, uniteti dhe civilizimi politik i këtij qyteti — kjo është fitorja më e madhe që mund të ketë Prishtina. Vota juaj më nderon dhe më ngarkon me përgjegjësi të dyfishtë. Ju falënderoj nga zemra. Dua ta përshëndes kundërshtarin tim politik dhe e ftoj të reflektojë në mënyrë qytetare. Qytetarët nuk meritojnë pengesa, sot qytetari ka folur dhe fjala e tij është vendim. Prishtina ecë përtej! Do të punoj me gjithë zemër me secilin qytetar, do të punoj për një Prishtinë të zhvilluar dhe që nuk ndalet”, ka thënë Rama.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat