spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
23:14
HomeRajoniShqipëriaRama: Gjuha shqipe do të mbijetojë përballë barbarisë së këtij shekulli

Rama: Gjuha shqipe do të mbijetojë përballë barbarisë së këtij shekulli

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës në Kuvendin Kombëtar për gjuhën shqipe, deklaroi se shqipja do t’i mbijetojë barbarive të këtij shekulli me rrjetet sociale, madje shtoi se shumë shpejt ajo do të jetë një gjuhë zyrtare në Bashkimin Evropian.

“Ka ende shpresë që gjuha shqipe t’i mbijetojë barbarisë së këtij shekulli që kërcënon gjerësisht gjuhët në tërësi dhe rrënjët e njerëzimit në përgjithësi”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.

- Advertisement -

“Shumë shpejt, do të jetë edhe gjuhë zyrtare në BE, ku në mos gjuha më e lashtë e kombeve evropiane, do të rreshtohet ndër më të rrallat e të veçantat mes tyre. Dua të them se ky Kuvend vjen edhe si produkt i samitit të 3 të diasporës të mbajtur në Tiranën nëntorin e vitit të shkuar ku shqipja ishte një nga temë kryesore dhe nga ju ne dolëm së bashkë me komunitetin në disa përfundime e morëm disa angazhime”, shtoi Rama.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat