spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:29
HomeKosovaPrishtinaRama: Inteligjenca Artificiale hyn në shkollat fillore të Prishtinës

Rama: Inteligjenca Artificiale hyn në shkollat fillore të Prishtinës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nxënësit e shkollave fillore të Prishtinës tash e tutje do të kenë një orë edukim për Inteligjencën Artificiale.

Ky është një revolucion tjetër në arsimin e kryeqytetit për të cilin ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

- Advertisement -

“Sot nisi edhe një revolucioni tjetër i arsimit publik në Kryeqytet!  Në partneritet me Shkollën Digjitale, gjatë këtij viti, çdo shkollë fillore merr një orë edukim në Inteligjencë Artificiale”, ka shkruar ai.

Mund të jetë një imazh i ‎2 persona dhe ‎teksti që thotë "‎RISHTINA PERJETIM EVE שורכ |s lyerin‎"‎‎

- Advertisement -

Veç kësaj, nxënësit më pas, dijen do ta kthejnë në projekte reale.

“Pas kësaj, të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit hyjnë në trajnimet praktike “Ndërto me AI” për ta kthyer dijen në projekte reale”, ka shkruar Rama.

Si rezultat, Kosova bëhet në mesin e vendeve të para në botë qê e përfshijnë Inteligjencën Artificiale në shkollim.

“Ky hap e rendit Kosovën ndër vendet e para ne botë që e futin IA-në në sistemin formal të shkollimit. Prishtina, përtej metodave të vjetëruara të arsimit”, ka shkruar Përparim Rama.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat