Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova s’gjen askund një mik më të mirë se presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“Pas kësaj vizite, presidenti do të niset në Beograd. E sjell këtë në vëmendje për një fakt historik. Kur Erdogani ka qenë kryeministër, Turqia e ka njohur e para Kosovën. Ka qenë një njohje në kohë reale, në sinkron me Parlamentin e Kosovës. Një mik të padiskutueshëm në të gjitha ditët si Turqia dhe presidenti Erdogan, Republika e Kosovës s’gjen dot asgjëkund. Ndajmë shqetësimin që situata mes dyja shteteve duhet të përmirësohet. Dialogu duhet të përparojë”, ka thënë Rama