spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
16:02
HomeKulturëFOTO / Rama: Maskat veneciane të prodhuara në Shkodër, pjesë e artikullit...

FOTO / Rama: Maskat veneciane të prodhuara në Shkodër, pjesë e artikullit në “The Guardian”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Maskat veneciane që prodhohen në Shqipëri janë bërë pjesë e artikullit të “The Guardian”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale artikullin e botuar në “The Guardian”, ku pasqyrohet prodhimi i maskave veneciane në Shkodër.

- Advertisement -

“Maskat veneciane që prodhohen në Shqipëri janë bërë pjesë e artikullit të ‘’The Guardian’’, ku përmendet Shkodra si qyteti që jo vetëm e ka mirëpritur traditën e Karnavaleve çdo 20-22 mars, por dhe është kthyer në furnizues kryesor prej vitit 1996, me më shumë se 20 000 maska në vit të punuara më dorë”, shkruan Rama.

- Advertisement -

Maskat veneciane prodhohen në një atelie në Shkodër, ku artistët pikturojnë dhe dekorojnë me dorë dhjetëra mijëra maska veneciane, që pjesëmarrësit e festivaleve duan t’i mbajnë gjatë gjithë sezonit të karnavaleve në mbarë botën.

Atelieja përbëhet edhe nga një sallë ekspozite, ku vizitorët mund të admirojnë modelet e luksit të dekoruara me flori apo argjend, të zbukuruara me pendë, kristale Swarovski, perla.

Ekspozita konsiderohet një atraksion shtesë për turistët e huaj që vijnë të vizitojnë Shkodrën, “Venecian e Shqipërisë”, e famshme për liqenin dhe kalanë e saj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat