spot_img
E mërkurë, 6 Maj, 2026
13:25
HomeKosovaPrishtinaRama merr vendim për ndryshimin e qarkullimit të mjeteve motorike në lagjen...

Rama merr vendim për ndryshimin e qarkullimit të mjeteve motorike në lagjen “Dardania”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Bazuar në vendimin e Kryetarit të Kryeqytetit të Prishtinës, nga sot është bërë ndryshimi i qarkullimit të mjeteve motorike në rrugën “Ilaz Kodra”, në lagjen “Dardania”, duke e kthyer këtë rrugë në gjendjen e mëparshme të qarkullimit pas përfundimit të punimeve dhe riparimeve infrastrukturore në këtë zonë.

Rruga “Ilaz Kodra” do të jetë me një kah të qarkullimit, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Sali Çeku”, në drejtim të rrugëve “28 Nëntori” dhe “Ise Boletini”. Rrugët “28 Nëntori” dhe “Ise Boletini” vazhdojnë të jenë me dy kahje të qarkullimit.

- Advertisement -

Këto ndryshime janë bërë me qëllim të përmirësimit të rrjedhës së trafikut dhe rritjes së sigurisë në këtë zonë, si dhe pas përfundimit të punimeve infrastrukturore.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat