spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
21:11
HomeKosovaRama në samitin e NATO-s, Kurti në ekspozitë në qendër tregtare

Rama në samitin e NATO-s, Kurti në ekspozitë në qendër tregtare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në një moment kur vëmendja e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë është përqendruar te zgjerimi i rolit të saj në Ballkan, Shqipëria shënon një arritje historike në skenën ndërkombëtare. Kryeministri Edi Rama mori pjesë në samitin e NATO-s, ku zhvilloi një takim të veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, duke finalizuar një lajm të shumëpritur: samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë. Ndërkohë, në një kontrast të fortë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhej në Prishtinë, i shkëputur nga zhvillimet ndërkombëtare dhe me marrëdhënie të tensionuara me aleatët perëndimorë, duke marrë pjesë në një aktivitet simbolik në Prishtina Mall, shkruan mediumi storm.

Takimi i tij kryesor ishte me kryetarin e këtij Këshilli, Enkel Rexhepin, një pozitë që mbahet përmes një marrëveshjeje të ndarjes së mandatit mes partive, nga dy vjet për secilën – një model tipik i pazareve të brendshme politike.

- Advertisement -

Teksa një kryeministër sjell samitin më të madh të sigurisë në botë në kryeqytetin e vendit të tij, tjetri vazhdon me angazhime simbolike pa ndikim konkret, larg tavolinave ku merren vendimet strategjike për rajonin.

Ky kontrast i thellë nuk është më çështje percepsioni – por fakt i prekshëm. Një lider që ngjitet në skenën globale dhe një tjetër që fundoset në agjenda lokale, duke e çuar Kosovën gjithnjë e më shumë drejt vetëizolimit diplomatik.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat