spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:20
HomeKulturëRama: Nëndetësja 105, nga simbol i Luftës së Ftohtë në projekt tërheqës

Rama: Nëndetësja 105, nga simbol i Luftës së Ftohtë në projekt tërheqës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Vajzat dhe djemtë e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, dhuruan emocione dhe spektakël me performancën e tyre në brigjet e Pashalimanit, duke e bërë eksperiencën e pushuesve vendas, por edhe turistëve të huaj më të paharrueshme.

Kryeministri Edi Rama, u shpreh sot në një postim në rrjetet sociale, se “nga Nëndetësja 105, dikur simbol i Luftës së Ftohtë dhe Realizmit Socialist, ndërsa sot platformë e një projekti tërheqës, falë talentit të vajzave e djemve të Orkestrës së Forcave të Armatosura, që risjellin meloditë e “Ritfolk” në brigjet e Pashalimanit”.

- Advertisement -

Në kuadër të sezonit turistik, brigjet e Pashalimanit ishin ndalesa e radhës e formacionit të OSFA-së.

Ky aktivitet përfaqëson një angazhim konkret të Forcave të Armatosura në mbështetje të jetës komunitare dhe nxitjes së turizmit kulturor në qytetet shqiptare.

- Advertisement -

Përmes këtij formacioni, Forcat e Armatosura kontribuojnë në gjallërimin e jetës sociale dhe kulturore, duke sjellë një produkt artistik të aksesueshëm për publikun vendas dhe vizitorët. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat