spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
13:19
HomeKosovaPrishtinaRama: “Pastrimi” po shkon drejt falimentimit nga keqmenaxhimi

Rama: “Pastrimi” po shkon drejt falimentimit nga keqmenaxhimi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hedhur akuza ndaj menaxhmentit të Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi”, duke i cilësuar si të paaftë dhe të papërgjegjshëm.

Përmes një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, Rama thot se Ndërmarrja “Pastrimi” tashmë është para falimentimit për shkak të keqmenaxhimit.

- Advertisement -

“Kompania ‘Pastrimi’ është drejt falimentimit për shkak të keqmenaxhimit. Kjo ndërmarrje publike që duhet ta mbajë Kryeqytetin e pastër, është shndërruar në barrë për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjësisë së menaxhmentit”, ka thënë Rama

Kryetari i Prishtinës paralajmëron se nesër, në seancën e Kuvendit Komunal, do të kërkojë ndihmë emergjente financiare, që sipas tij, të mbrojë punëtorët e ndërmarrjes dhe qytetarët.

- Advertisement -

Ai ka ftuar edhe asamblistët që nesër ta mbështesin këtë propozim të tij.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat