spot_img
E diel, 22 Shkurt, 2026
23:38
HomeKosovaDrejtësiaRama për Gjykatën Speciale: Besoj që sensibilizimi i ri të ndikojë në...

Rama për Gjykatën Speciale: Besoj që sensibilizimi i ri të ndikojë në trupin gjykues

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në episodin e radhës në podcastin të tij foli lidhur me deklaratën e tij në Washington në mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes rreth procesit gjyqësor në Hagë kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe drejtuesve tjerë të UÇK-së, teksa u shpreh optimist se ky nivel i ri i sensibilizimit do të ndikojë në përgjegjshmërinë e trupit gjykues.

“Më vjen mirë natyrisht për jehonën e fjalës që mbajta në emër të Shqipërisë, ku konfirmova edhe pjesëmarrjen e vendit tonë në forcën ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza, po mbi të gjitha përcolla botërisht shqetësimin tonë kombëtar për maskaradën e pabesueshme të Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë, ndaj Hashim Thaçit e çlirimtarëve të Kosovës. Kam besim se niveli i ri i sensibilizimit lidhur me atë gjykatë, deri më sot, pa asnjë standard demokratik, ku akuza dështoi me turp të provonte se UÇK ishte një sipërmarrje kriminale dhe u lëshua në fund e dëshpëruar me kërkesën mizore për 45 vjet burg për Hashim Thaçin dhe tre udhëheqësit e tjerë të luftës çlirimtare, do të ndikojë në përgjegjshmërinë e trupës gjykuese, e cila duhet të zgjedhë mes drejtësisë për Kosovën dhe turpit të njollosësve të Kosovës, pafajësisë së çlirimtarëve dhe poshtërsisë së përndjekësve të tyre, dinjitetit të një gjykate dhe vetëpërdhosjes së saj përfundimtare”, theksoi Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat