spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
15:24
HomeKosovaPrishtinaRama “përballet” me inspektoratin: Tregona fakte, mos fol të pavërteta

Rama “përballet” me inspektoratin: Tregona fakte, mos fol të pavërteta

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komuna e Prishtinës rifilloi sot punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, me gjithë ndalimin dy herë të punimeve nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore, duke i kërkuar Komunës që lënda për pajisje me leje nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) të plotësohet.

Me rastin e rifillimit të punëve në Sheshin “Xhorxh Bush”, i pranishëm ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se punimet në sheshin “Xhorxh Bush” janë duke vazhduar pasi, sipas tij, ato janë brenda kornizave ligjore në çdo aspekt.

Ai ka theksuar se nëse Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore tenton ndalimin e tyre, atëherë do të intervenojë Policia.

- Advertisement -

“E kemi Policinë dhe e çon Inspektoratin te shtëpia. Ne punimet do t’i vazhdojmë”, tha Rama.

U panë edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Para disa ditësh, Rama, ka thënë se ndalimi i punimeve është i paligjshëm e se “arsyetimet për këtë ndërhyrje janë të pabazuara nga institucionet që duhet të jenë të pavarura e që po përdoren për qëllime politike”.

Sipas tij, ky veprim është ndërhyrje e qëllimshme, e cila cenon të drejtën e Prishtinës për zhvillim të qëndrueshëm urban dhe kulturor.

Projekti i Komunës së Prishtinës është në vlerë 18.4 milionë euro.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat