spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:07
HomeRajoniShqipëriaRama-Rutte takohen në Bruksel: Shqipëria aleate e besueshme e NATO-s

Rama-Rutte takohen në Bruksel: Shqipëria aleate e besueshme e NATO-s

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Bruksel, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me Mark Rutte, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.

Rutte vlerësoi sot rolin e Shqipërisë brenda NATO-s dhe përpjekjet e saj për të ndihmuar Ukrainën në konfliktin aktual.

- Advertisement -

“Shqipëria është një aleat i fortë. Shqipëria këtë vit do të arrijë nivelin 2% të shpenzimeve për mbrojtjen, që është një angazhim i madh.

Shqipëria po zhvillon bazën e saj industriale, na duhet një bazë më e fortë në mbarë NATO-n. Po ndihmoni shumë Ukrainën, po bëni shumë kur bëhet fjalë për Ukrainën.

- Advertisement -

Vërtetë po bëni shumë më tepër, përtej madhësisë suaj. Ju jeni shumë i gjatë (Ramës), Shqipëria nuk është aleati ynë më i madh, por po bëni kaq shumë.

Ne e dimë që NATO mund të mbështetet tek Shqipëria. E dini, që Shqipëria gjithmonë mund të mbështetet tek NATO”, tha Rutte.

Takimi nisi në 09:00, në selinë e NATO-s, teksa pas takimit pritet të mbahet dhe një konferencë për mediet.

Ndërsa kreu i qeverisë shqiptare, iu drejtua Shefit të NATO-s për mbështetjen e Aleancës në ambiciet e Shqipërisë për projektet strategjike.

Kryeministri Rama ndodhet në Bruksel edhe në kuadër të Konferencës së gjashtë Ndërqeveritare, Shqipëri-BE, ku dje u hapën edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ky është takimi i tretë për këtë vit i kryeministrit Rama me kreun e NATO-s, Mark Rutte. Rama takoi në 24 qershor kreun e NATO-s në Bruskel, në samitin e nivelit të lartë të NATO-s. Në atë takim, Rama informoi se temë e bisedimeve, ndër të tjera, ishte edhe investimi madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak.

Rama bëri të ditur se në takim u diskutua edhe mbi përgatitjet e Samitit të NATO-s në 2027 në Tiranë.

Rama është takuar këtë vit me Rutten edhe në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian të zhvilluar më 16 maj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat