spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
11:56
HomeRajoniShqipëriaRAMA “SHFLET” DREJTPËRDREJT PËR SPAK dhe DUMANIN!

RAMA “SHFLET” DREJTPËRDREJT PËR SPAK dhe DUMANIN!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Rama: Hetimet ndaj korrupsionit nuk janë rastësi – janë rezultat i reformës sonë në drejtësi

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se hetimet aktuale ndaj korrupsionit nuk janë të shkëputura nga një plan apo vullnet politik, por janë rezultat i drejtpërdrejtë i reformës në drejtësi, të ndërmarrë nga qeveria dhe Partia Socialiste. Në një reagim të gjatë, ai theksoi se pa këtë reformë, qytetarët nuk do të shihnin asnjë veprim real të drejtësisë.

- Advertisement -

“Po mos të isha unë dhe PS, ti nuk do i shihje këto,” tha Rama, duke mbështetur punën e kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe duke dënuar ashpër sulmet e fundit ndaj tij, përfshirë edhe ato që shkojnë deri te familja e tij. “Dumani nuk ka ardhur nga hëna… por nuk kishte ardhur koha që solla unë dhe PS për t’i dhënë drejtësisë dorë të lirë.”

Rama shtoi se ndershmëria dhe guximi i Dumanit kanë qenë të njëjta edhe më parë, por klima politike dhe institucionale nuk e lejonte të ndërmerrte veprime të tilla. Ai nënvizoi se qeveria e tij ka kërkuar që drejtësia të ndërhyjë edhe “për të pastruar shtëpinë tonë”.

- Advertisement -

Ndërkohë, ai akuzoi opozitën për obstruksion të reformës në drejtësi në të kaluarën, duke përmendur me emra kritikë si “bufi i kënetës” dhe “Lulërat”. Sipas tij, të njëjtët që sot kritikojnë SPAK-un, dikur kërkonin të ndalonin ngritjen e tij.

“Bufi kërkon të shkrijë SPAK-un dhe ende nuk kuptohet? Apo bën sikur,” përfundoi Rama me tone sfiduese.
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat