spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
12:56
HomeKosovaPrishtinaRama takon Shoqatën e Transportit Ndërurban Prishtinë-Podujevë, premton zgjidhje për problemet e...

Rama takon Shoqatën e Transportit Ndërurban Prishtinë-Podujevë, premton zgjidhje për problemet e tyre

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur në takim Shoqatën e Transportit Ndërurban Prishtinë–Podujevë.

Rama thotë se në takim ka dëgjuar shqetësimet e transportuesve ndërurban, dhe ka premtuar që do të gjejë zgjidhje.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 4 persona, persona duke studiuar dhe teksti

“Bashkë diskutuam për hapat drejt integrimit të këtij shërbimi në reformën e transportit të Kryeqytetit, duke siguruar një lidhje më të mirë për qytetarët e Podujevës. Dëgjova shqetësimet e transportuesve ndërurban dhe u angazhova që çështjet e ngritura të adresohen nga ekipet përkatëse, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve më të mira”, ka pohuar Rama.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "3 POLICE"

Ai ka shtuar tutje se “Fokusi ynë është përmirësimi i qarkullimit urban dhe respektimi i ligjshmërisë, përfshirë përcaktimin e vendndalimeve për autobusët në hyrje dhe brenda Unazës së Prishtinës”.

“Bashkëpunimi mes komunave është kyç për një transport më efikas dhe të qasshëm për të gjithë”, theksoi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat