spot_img
E diel, 21 Dhjetor, 2025
14:46
HomeKulturëRama: Teatri i ri Kombëtar, më i bukuri në Ballkan

Rama: Teatri i ri Kombëtar, më i bukuri në Ballkan

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, deklaroi sot se, Teatri i ri Kombëtar do të jetë më i bukuri në të gjithë Ballkanin dhe do të jetë një nga teatrot më të bukur të të gjithë Evropës.

I pyetur gjatë podkastit “Flasim – episodi 11, sezoni 5”, se si do të funksionojë Teatri i ri Kombëtar si strukturë apo proces artistik, Rama u shpreh se kjo është çështje e komunitetit artistik.

- Advertisement -

“Ajo që mund të them është që do të jetë Teatri më i bukur Kombëtar, apo qoftë edhe jo kombëtar, nuk ka rëndësi se ka dhe teatro të bukura që tjera që nuk janë teatri Kombëtar, por do të jetë më i bukuri në të gjithë Ballkanin padiskutim dhe do të jetë një nga teatrot më të bukur të të gjithë Evropës. Pastaj se çfarë do të jetë në aspektin përmbajtësor kjo i takon komunitetit”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se, “shumë mirë që do të kemi një super teatër nga pikëpamja e infrastrukturës, por ta bësh atë teatër të jetojë në mënyrë të përditshme me kualitet është sfida e sfidave”.

- Advertisement -

Ajo që ka rëndësi, theksoi Rama, “është që ai teatër do të jetë në gjendje të mikpresë edhe trupa të huaja, do të jetë në gjendje të mikpresë patjetër edhe trupa dhe aktorë nga territoret shqipfolëse, do të jetë në gjendje të ofrojë shumë, nga pikëpamja e infrastrukturës”.

Pastaj, shtoi kreu i qeverisë, “nga pikëpamje menaxhimit ne nuk jemi ende në një fazë të zhvillimit tonë që të kemi kapacitete menaxhimi të institucioneve kulturore që të jenë të atilla që ta çojnë institucionin në një nivel tjetër dhe që të bëjnë diferencën, flas në tërësi. Patjetër që tek tuk jemi dhe menaxher shumë të mirë”.

Kryeministri foli gjithashtu edhe për projekte të tjera në kulturë që po zhvillohen paralelisht.

“Ne po bëjmë Galerinë e re Kombëtare, po transformojmë Muzeun Kombëtar. Kemi një program shumë ambicioz për këtë mandat që të bëjmë disa muze më të vegjël në Tiranë. Po bëjmë, besoj me shumë sukses një Muze të Historisë së hebrenjve të Shqipërisë në Vlorë. Po përgatitetmi të fillojmë punë për Muzeun “Besa” këtu në Tiranë. Për Muzeun e Artit Islamik. Kemi një sërë gjërash që po shkojnë paralelisht”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se, “pikëpyetja për të gjithë këto investime është niveli i menaxhimit në lartësinë e arkitekturës, në lartësinë e kësaj infrastrukture të re, por hap pas hapi”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat