spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:46
HomeRajoniShqipëriaRama thumbon Metën nga SHBA: Më parë një individ me profil të...

Rama thumbon Metën nga SHBA: Më parë një individ me profil të lartë politik, s’është gjykuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga politika

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri Edi Rama foli para shqiptarëve në Nju Jork lidhur me arritjet e qeverisë së tij që nga marrja e pushtetit.

Duke u ndalur tek reforma në drejtësi ai theksoi se pandëshkueshmëria ka përfunduar dhe një erë e re po fryn.

- Advertisement -

“Drejtësia ishte një pazar i madh, e drejta shitej e blihej si mall dhe pandëshkueshmëria ishte sinonim i emrit Shqipëri, në çdo vlerësim e çdo raport ndërkombëtar në vendit tonë. Sot realiteti i zymtë i vetëm një dekade më parë është përmbysur dhe era e re e pushtetit fryn çdo herë e më fortë edhe falë bashkëpunimit me aleatët tanë strategjik, SHBA”, tha ai.

Po ashtu, Rama theksoi se PS bëri reformën në drejtësi, pavarësisht kostove edhe brenda radhëve të kësaj force politike.

- Advertisement -

“Rrugëtimi ynë drejt Bashkimit Europian i ngjan rrugës së çdo emigranti shqiptar në përpjekjet e tij për t’u pranuar dhe integruar drejt BE-së. Shqipëria dikur shihej me paragjykime, ashtu sikurse shiheshin shqiptarët, ashtu sikurse jeni parë ju kur keni ardhur. Asnjë nga udhëheqësit e vendeve europiane nuk e vizitonte Shqipëinë. Qeveri e zhytur në borxhe ndaj kompanive të ndërtimit të rrugëve dhe shërbimeve për sektorn publik. 40 milionë dollarë ishte borxhi i qverisë vetëm prej detyrimeve të papaguara ndaj invalidëve dhe personave me aftësi të kufizuara. 1.3 miliardë dollarë ishte borxhi ndaj kompanisë që shpërndante energjinë elektrike. Shqipëtarët shkonin në spital me çarçafë dhe batanije nga shtyëpia. Sistemi i sterilizimit ishte i shkatërruar, ambulancat dhe makinat e policisë fikeshin në rrugë. Çdo tre ditë kishte vrasje. Korrupsioni ishte në nivelet më të larta, deri për të marrë një certifikatë personale. Turizmi mbahej gjallë vetëm nga malli i emigrantëve dhe i shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Si sahati që ishte gjithmonë 12, ashtu kishte ngecur koha e Shqipërisë. Sistemet kulluese i mbulonin ferrat, për agroturizëm s’bëhej fjalë, paga minimale ishte 150 euro, angazhimi i forcave të punës nën 50 për qind. Borxhi publik ishte i lartë, drejtësia ishte pazar i madh ku pandëshkueshmëria ishte fjala sinonim i emrit Shqipëri në çdo raport ndërkombëtar. Sot, era e re e shtetit fryn gjithnjë e më e fortë, falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë strategjik, SHBA, BE. Në 1 dekadë, kemi dyfishuar prodhimin e përgjithshëm. Kemi dyfishuar pagën minimale dhe atë mesatare në sektorin publik. Forcën e punës e kemi çuar mbi 80 për qind. Sot jemi mbi mesataren e rajonit me mbi 900 dollarë për frymë. Pagat reale në sektorin privat janë të konkurrueshme, jemi në po të njëjtin nivel me Greqinë etj. Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditje vdekjeprurëse. Të gjithë shqiptarët, edhe nëse s’janë historianë, dinë aq histori sa duke kthyer kokën prapa, shohin për herë të parë që nga 1912, që njerëz të veshur me pushtet, janë përballur me drejtësinë. Kurrë më parë, një individ me profil të lartë politik, nuk është gjykuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga politika. Jam krenar që me votën e shqiptarëve, ne udhëhoqëm një reformë të thellë në drejtësi, që s’e ka bërë asnjë nga vendet anëtarë në BE, pa hyrë në BE”, shtoi ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat