spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
09:37
HomeRajoniShqipëriaRama uron Kurtin, i kërkon mbledhjen e dy qeverive

Rama uron Kurtin, i kërkon mbledhjen e dy qeverive

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës së fundit për shtyp në prag të fundvitit, deklaroi se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës do të vijojë pa ndërprerje.

Ai bëri të ditur se e ka uruar personalisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas konfirmimit të tij si fitues i zgjedhjeve.

- Advertisement -

Rama la të hapur mundësinë e organizimit të një takimi të përbashkët mes dy qeverive.

“Nuk e di do flasim, do të vendosim, do ishte mirë të kishim një mbledhje mes dy qeverive. Mos harroni kemi bërë mbledhje mes parlamenteve, këtë vit nuk e bëmë për shkak të zgjedhjeve. Albin Kurti u rikonformua si kryeministër dhe i kam bërë edhe urimet edhe personalisht. Dhe ne do të vazhdojmë punën. Kemi gjëra që mund të bëjmë, sidomos hekurudhën Durrës-Prishtinë, që është xhevahiri i kurorës; do bëjmë çmos që ta çojmë deri në financim”, tha Rama.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat