Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një foto nga vizita e tij në Abu Dabi.
Kjo vizitë zyrtare e kreut të qeverisë shqiptare, sipas Ramës është një shprehje e drejtpërdrejtë e solidaritetit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed, “në këtë kohë të trazuar të Gjirit Arabik”.
“Jam i bindur se do të dalin më të forta se kurrë më parë nga sprova e një konflikti ku u bënë shënjestër e hakmarrjes së verbër të një shteti të mbetur në një qoshe të errët të historisë”, shkruan Rama.
Kjo vizitë vjen pas asaj në Romë dhe Barcelonë.



