spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
15:01
HomeRajoniShqipëriaRama viziton Selanikun, atje grekët do ta presin me protesta

Rama viziton Selanikun, atje grekët do ta presin me protesta

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri Edi Rama iu rikthye më 26 tetor takimeve me diasporën, duke u ndalur në Nju Jork, ndërsa turi do të vijojë të dielën në një takim me emigrantët shqiptarë në Selanik.

Por shefi i qeverisë shqiptare duket se nuk do të ketë në kryeqendrën e veriut grek të njëjtën pritje që pati në Athinë më 12 Maj.

- Advertisement -

Kjo pasi nacionalistët grekë kanë paralajmëruar se do ta presin Ramën me një protestë ditën e dielë në Selanik.

Thirrja për një tubim kundër kryeministrit shqiptar është bërë nga Balli Kombëtar, përmes një njoftimi në website-n e tyre zyrtar.

- Advertisement -

Në këtë njoftim takimi i Ramës me bashkatdhetarët konsiderohet si shpallje sfide nga Balli Kombëtar, që rendit në listën e arsyeve për të protestuar edhe burgosjen e Fredi Belerit para zgjedhjeve të 14 Majit, shkruan A2.

“Duke deklaruar krenari për Shqipërinë dhe për shqiptarët që jetojnë në Greqi, Edi Rama vjen sërish me lejen e qeverisë për të organizuar një miting në Selanik. Prania e tij vetëm pas persekutimit të helenizmit në Epirin e Veriut, lidhja e tij me çdo iniciativë antihelene (marrëdhëniet me Erdoganin), burgosja e Belerit dhe vendosja e një autoriteti komunal në përputhje me pikëpamjet e tij është sfidë. Ai, politika e tij dhe ata që e mbështesin janë absolutisht të padëshirueshëm. Balli Kombëtar bën thirrje për t’i dhënë fund tolerancës ndaj Tiranës”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Ballit Kombëtar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat