spot_img
E diel, 22 Shkurt, 2026
23:27
HomeKosovaRamadani: Kosova ka kapacitete të nevojshme për kontribut ushtarak në Gaza

Ramadani: Kosova ka kapacitete të nevojshme për kontribut ushtarak në Gaza

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë se kontributi i Kosovës në Gaza të jetë simbolik por mbështetës për përpjekjet amerikane në stabilizimin e situatës atje, gjë e cila duhet të bëhet edhe përmes FSK-së, edhe përmes ekspertizës civile.

Ramadani, ka vlerësuar se, me pjesëmarrje simbolike Kosova arrin të dëshmojë para botës konsolidimin e shtetësisë dhe sigurisë së saj.

- Advertisement -

“Kosova ka kapacitete të nevojshme të specializuara për kontribut ushtarak në Forcën Stabilizuese në Gaza dhe për këtë duhet të ketë rolin simbolik të mbështetjes’’, ka deklaruar ai.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Kontributi i Kosovës në Gaza të jetë simbolik, por mbështetës për përpjekjet amerikane në stabilizimin e situatës atje. Kjo edhe përmes FSK-së, edhe përmes ekspertizës civile.

Kosova, si shtet i ndërtuar mbi suksesin e ndërhyrjes ndërkombëtare ushtarake, është shembull botëror se si mund të arrijë të jetë kontribues për paqen e sigurinë nëpër botë, në rresht me trupat amerikane. Me pjesëmarrje simbolike, Kosova arrin të dëshmojë para botës konsolidimin e shtetësisë dhe sigurisë së saj, sikurse edhe të kujdeset për aspekte racionale buxhetore.

Kosova ka kapacitete të nevojshme të specializuara për kontribut ushtarak në Forcën Stabilizuese në Gaza dhe për këtë duhet të ketë rolin simbolik të mbështetjes.

Qasja racionale në këtë operacion është jashtëzakonisht e rëndësishme.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat