Analisti Burim Ramadani ka thënë se Albulena Haxhiu duhet të tërhiqet vetë, sepse e ka provuar tetë herë votimin e hapur dhe nuk ka marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit.
“Vetëvendosja po e thotë ta provojmë me votim të fshehtë kandidaten Albulena Haxhiu, dhe nëse nuk i merr 61 vota do të tërhiqet nga gara… Ideja është që Kurti dhe LVV po thotë, po kam qejf me provu edhe të fshehtën se ndoshta ka mundësi që dikush nga partitë e tjera keni me votu për kandidatin tim… A është thirrje për blerje, apo të tjera…”, tha Ramadani në Pressing.
“LVV po thotë nuk po mundem me i ble publikisht, ndoshta ndonjë e blej fshehtas”, shtoi Ramadani.



