Analisti i njohur, Burim Ramadani, ka komentuar zhvillimet e sotme poliitike dhe propozimin për kryeministër që ka bërë sot kreu i LVV-së, Albin Kurti, në mbledhjen e KP të LVV-së.
Sipas Ramadanit, për të treguar që LVV e ka seriozisht krijimin e Qeverisë dhe që propozimi i Konjufcës s’është veç një taktikë për blereje kohe, atëherë dueht bërë marrëveshje politike.
Nëse s’ndodh kjo, Ramadani thotë se s’ka as Qeveri dhe sipas tij Presidentja është e obliguar që të mos e mandatojë Konjufcën.
Postimi i plotë:
VV bëri një gjysëm hapi, duke nominuar për Kryeministër një kandidat tjetër dhe jo kreun e partisë.
Për ta plotësuar hapin dhe për të treguar që këtë nuk e ka bërë veç si taktikë për kohë-blerje, VV duhet të bëjë marrëveshje politike.
Nëse nuk e bën këtë, sërish s’ka Qeveri.
Madje, nëse nuk ka siguruar shumicë, Presidentja është e obliguar t’ia refuzojë nominimim e Konjufcës.
Loja e blerjes së kohës e çon Kosovën sigurt në Kolaps!
P.S
S’ka Qeveri Kurti 3, madje edhe VV doli me propozim për Qeveri Konjufca.
Tash, u bindën të gjithë, edhe vetë partia-shtet.



