Burim Ramadani, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është deklaruar lidhur me procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke thënë se ky proces duhet të përfundojë me lirim.
Ai ka thënë edhe se lirimi i ish-krerëve të UÇK-së do “të na gëzojë të gjithëve”.
Postimi i plotë:
Përfundimi i procesit në Hagë duhet të jetë me lirim. Tash kur është afruar fundi i procesit, shpresa është mbi sfidat, besimi është mbi vështirësitë, krenaria është mbi vuajtjet.
Lirimi i të akuzuarve, të cilët janë pjesë e rëndësishme e udhëheqjes së UÇK-së, do të na gëzojë të gjithëve.



