spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
19:17
HomeKosovaZgjedhjet 2025Ramadani: Populli heq besimin nga Qeveria dhe ndryshon drejtimin

Ramadani: Populli heq besimin nga Qeveria dhe ndryshon drejtimin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas publikimit të Exit-Pollëve.

Ai në një shkrim në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se Populli e ndërroi Qeverinë dhe i hoqi besimin Qeverisë aktuale.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Populli e ndrroi Qeverinë!

- Advertisement -

I hoqi besimin Qeverisë aktuale!

Qytetarët vendosën. Sipas exit-polleve, cilindo që e merrni në konsideratë, populli i Kosovës e ndrroi Qeverinë.

Kështu, unë besoj se nga nesër qartësohet se:

  1. Nuk ka Qeveri një-partiake, sepse populli nuk i besoi vetëm një partie.
  2. Koalicioni midis opozitës është i domosdoshëm si kërkesë e popullit përmes votës për opozitën e deritashme.
  3. Pushteti i derisotshëm shkon në opozitë.

Qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe sot pjekuri të konsoliduar politike.

Procesi zgjedhor për lakmi, siguria në nivel të lartë, mesazhi politik shumë i fuqishëm!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat