spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
13:19
HomeKosovaRamadani sfidon PDK-në e LDK-në: Me çfarë logjike kërkuat postin e Presidentit...

Ramadani sfidon PDK-në e LDK-në: Me çfarë logjike kërkuat postin e Presidentit nga LVV-ja?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Njohësi i çështjeve politike, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me çështjen e presidentit të ri, dhe takimet që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar ndaras me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ramadani, në postimin e tij, ka kritikuar PDK-në dhe LDK-në, duke thënë se këto dy parti janë të gatshme që të bashkëpunojnë me LVV-në, por “mes vete kurrsesi’’.

- Advertisement -

“Pse menduat që VV do t’ju falë pozitën e Presidentit?! Fare nuk po e kuptoj!’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Çka menduat kur iu rreshtuat Kurtit në takime?

Menduat që Kurti do t’ju jap juve Presidencën?!

Pse ta bëjë ai këtë?

Opozita (më mirë të them: partitë jopushtetare!) pretendon që me votat e VV-së të bëhen President. Ndërsa, nuk nxorri një kandidat të vetin anipse i kanë mundësitë ta bëjnë këtë edhe sot!

Pra, nuk duan të bashkëpunojnë mes vete kurrsesi, por duan të bashkëpunojnë me VV-në.

Por, dorën në zemër, edhe këtu nuk janë korrekt.

VV-së i thonë:

Jo ti mos propozo kandidat, por na jep votat neve! Nëse nuk na bën neve (herë PDK e herë LDK) President, atëherë shkojmë në zgjedhje!

Kurti, sigurisht në avantazh, ua kthen me standardin e njëjtë:

Nëse nuk e votoni një kandidat të VV-së për President, shkojmë në zgjedhje!

Pse menduat që VV do t’ju falë pozitën e Presidentit?!

Fare nuk po e kuptoj!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat