Njohësi i çështjeve politike, Burim Ramadani, ka komentuar bllokadën e krijuar në Kuvend, duke thënë se njëjta s’është vetëm çështje politike, porse e njëjta kërcënon sigurinë kombëtare dhe se dobëson institucionet e shtetit.
Ai në postimin e tij ka thënë se kriza parlamentare ndikon në pesë fusha, siç është destabiliteti politik, humbja e besimit qytetar por edhe dëme në ekonomi.
Postimi i plotë:
Kriza parlamentare në Kosovë nuk është vetëm çështje politike. Ajo po kërcënon sigurinë kombëtare, dobëson institucionet e shtetit, përkeqëson marrëdhëniet brenda-shoqërore dhe rrezikon rrugën përpara.
Janë të paktën këto pesë (5) fusha ku po ndikon kjo bllokadë parlamentare:
- Dobësimi i institucioneve dhe bllokimi i reformave të domosdoshme
- Destabiliteti politik
- Humbja e besimit qytetar
- Ndikimi negativ në integrimin euroatlantik
- Dëme në ekonomi dhe investime.



