Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar ashpër pas deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili tregoi se kryeministri Albin Kurti vendosi t’ia transferojë Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë, duke i thënë “Do ta bëjmë këtë për ty”.
Ramosaj në emisionin “Kosova Live” e ka quajtur këtë deklaratë shokuese dhe të papranueshme, duke theksuar se tema e Manastirit është shumë e ndjeshme dhe nuk duhet trajtuar për interesa personale apo politike.
“Na ka shokuar kjo deklaratë. Tema e Manastirit është temë delikate dhe me u qu një kryeministër me bo për hatër të dikujt është e papranueshme dhe pa precedent”, u shpreh Ramosaj, duke shtuar se çështje të tilla duhet të trajtohen me kujdes institucional dhe në përputhje me interesat e shtetit të Kosovës.



