Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Prekaz në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, duke lartësuar figurën e Komandantit Legjendar, Adem Jashari.
Ai u shpreh se familja heroike Jashari nuk u përkul kurrë para shtypjes dhe okupimit, duke qëndruar si mbrojtëse e lirisë dhe atdheut.
Sipas Haradinajt, Epopeja e UÇK-së është rikujtesë e fuqishme se edhe ëndrrat më të mëdha bëhen realitet kur njeriu është i vendosur dhe në të drejtën e Zotit.
Haradinaj theksoi se sakrifica sublime e kësaj familjeje mbetet një rast unik i flijimit në historinë botërore, duke u kthyer në gurthemelin e lirisë që gëzojmë sot.



