spot_img
E martë, 23 Dhjetor, 2025
22:10
HomeKosovaRamush Haradinaj rikonfirmon mbështetjen për Kosovën në çdo etapë

Ramush Haradinaj rikonfirmon mbështetjen për Kosovën në çdo etapë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

“Ramushi e ka kry punën më të madhe, ne duhet të ia dimë për nder krejt Kosova, sepse as vetë nuk e di se si ka arritur që t’i bindë SHBA-të, që të pranojnë që të bëhet transformimi i FSK-së në Ushtri, pa e ndryshu Kushtetutën. Këtë punë e kreu Ramushi, edhe ka merita të veçanta për këtë.”  – Isa Mustafa, Ish-Kryeministër i Kosovës.

Në ditët e luftës në Kosovë, në një kohë kur vendi përballej me dhunë të hapur dhe spastrim etnik, Ramush Haradinaj nuk zgjodhi rrugën e lehtë, as heshtjen, as largimin, zgjodhi frontin.

- Advertisement -

Ai la gjithçka pas, familjen, rehatinë, sigurinë personale dhe mori mbi vete barrën më të rëndë që mund ta marrë një njeri: përgjegjësinë për lirinë e vendit të vet. Në ditët më të errëta për Kosovën, Ramushi ishte aty ku duhej në luftë, përballë rrezikut, krah vëllezërve të tij e shokëve që besonin se liria fitohet vetëm duke e kërkuar me guxim.

Pas luftës, Ramush Haradinaj nuk u distancua, ai vazhdoi betejën në një front tjetër, ndërtimin e një shteti të fortë e sovran.

- Advertisement -

Vlerësimet për Ramush Haradinajn nuk kanë ardhur vetëm nga bashkëluftëtarët dhe qytetarët, por edhe nga figura të rëndësishme të politikës dhe sigurisë ndërkombëtare. 
Angazhimi i tij gjatë luftës në Kosovë ishte i njohur dhe i ndjekur nga afër edhe nga faktorë kyç ndërkombëtarë. Këtë e ka konfirmuar ish-zyrtari i lartë amerikan James Rubin, duke bërë të ditur se kontaktet mes Haradinajt dhe agjencive amerikane kishin nisur që në vitin 1998. “Deri në vitin 1999, nuk e kam ditur se CIA kishte kontakt me Haradinaj. Por, atëherë e mësova se kishin kontakt qysh prej vitit 1998,” ka deklaruar Rubin.

Wesley Clark, komandant suprem i aleatëve në Evropë, e konsideronte Ramush Haradinaj si një komandant të fuqishëm dhe të pavarur si natyrë.

Një nga momentet më të rëndësishme të qeverisjes së tij “Haradinaj II” mbetet transformimi i FSK-së në Ushtri, një proces i ndjeshëm, por i realizuar në koordinim të plotë me aleatët perëndimorë dhe pa ndryshime kushtetuese. Ky hap shënoi një pikë kthese historike për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Sot, Ramush Haradinaj rikthehet para qytetarëve me bindjen se Kosova ka nevojë për një qeverisje të fortë, të përgjegjshme dhe qartësisht pro-perëndimore. Në shpalljen e kandidaturës për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ai theksoi se vendimi i tij buron nga nevoja për ta nxjerrë vendin nga stagnimi politik, ekonomik dhe diplomatik.

Vizioni i tij ndërtohet mbi katër shtylla kryesore:

  1. Anëtarësimin urgjent të Kosovës në NATO,
  2. Zhvillimin e hovshëm ekonomik,
  3. Përmbylljen e dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe
  4. Ndërtimin e Kosovës si shtet të jetueshëm, jo si vend që braktiset nga të rinjtë e tij.

Kjo kandidaturë mbështetet në një program të gjerë qeverisës, të hartuar me ekspertë dhe të fokusuar në nevojat reale të qytetarëve: punësim dhe paga dinjitoze, energji të sigurt, arsim cilësor dhe shëndetësi funksionale.

Krah lirisë. Krah aleatëve. Krah teje.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat