Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e varrimit të Yll Çekut, në fshatin Qyshk të Pejës. Ylli ishte nipi i ish-komandantit të UÇK-së dhe ish-kryeministrit, gjeneralit veteran Agim Çeku.
Haradinaj e cilësoi vdekjen e Yllit si një ndarje të rëndë që ka lënë zbrazëti të madhe te familjarët dhe rrethi shoqëror.
Përmes një mesazhi prekës, ai shprehu përkrahjen për prindërit e Yllit, Arsimin, dhe mikun e tij të vjetër, Agimin.
Ai uroi që familja Çeku të gjejë forcën për ta përballuar këtë goditje të rëndë.
“Bashkëndjej me mikun tim Agimin për humbjen e nipit të tij, si dhe me prindin e Yllit, Arsimin, si dhe gjithë familjen Çeku. Ylli u prehtë në paqe!” — Ramush Haradinaj



