spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
08:03
HomeSiguriaPoliciaRaportohet aksident mes trenit dhe një veture në Grabovc të Poshtëm

Raportohet aksident mes trenit dhe një veture në Grabovc të Poshtëm

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një aksident i rëndë ka ndodhur mes një veture dhe trenit në fshatin Grabovc të Poshtëm.

Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë marrë lëndime trupore. Kështu ka njoftuar, për media zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

- Advertisement -

“Rreth orës 13:50 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc i poshtëm. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë marrë lëndime trupore. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka thënë Ahmeti.

Nga aksidenti janë ndarë edhe pamje, ku edhe shihet automjeti rrotulluar. Përveç kësaj, aty shihen edhe forcat e FSK-së teksa ndihmojnë në largimin e personave nga automjeti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat