spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:05
HomeKosovaRaportohet se është aksidentuar vetura e eskortës së kryekuvendarit Dimal Basha

Raportohet se është aksidentuar vetura e eskortës së kryekuvendarit Dimal Basha

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjes në magjistralen Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë, ku ishte e përfshirë vetura e eskortës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë se sot rreth orës 12:00, në rrugë magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku.

- Advertisement -

“Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë  civile me targa vendore . Në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të aksidenteve, e cila është duke u trajtuar rastin”, ka njoftuar ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat