spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:43
HomeKulturëRaportohet se ka vdekur ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

Raportohet se ka vdekur ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Raportohet se ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar, Enver Petrovci, një nga figurat më të shquara të filmit, teatrit dhe televizionit në trojet shqiptare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka raportuar televizioni ATV.

- Advertisement -

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e ndarjes së tij nga jeta.

Enver Petrovci ishte një emër i njohur për publikun shqiptar.

- Advertisement -
Enver Petrovci
Enver Petrovci

Ai ishte një aktor dhe regjisor shqiptar. Fillimisht studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

Ka arritur karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212” me rolet e luajtura aty u bë i njohur në mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar si një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe.

Pas mbarimit të luftës në ish Jugosllavi, pas vitit 1999 vazhdoi me sukses karrierën e tij artistike kryesisht në trojet shqiptare, në Kosovë, Shqipëri por edhe më gjerë.

Interpretimet e tij në film ishin gjithashtu shumë të mirëpritura duke arritur famë shumë të madhe në kinematografinë ish jugosllave, shqiptare dhe ndërkombëtare.

Petrovci ishte njëri nga themeluesit dhe profesorët e parë të degës së Artit Dramatik pranë Fakultetit të Arteve në Univerisitetin e Prishtinës.

Nëvitin 1989 ai kthehet nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në Universitetin e Prishtinës, ku dhe formohen kuadro të reja të aktorëve në Kosovë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat