Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë, kanë raportuar për vendosje të hekurave në hyrje të Merdares nga ana e Serbisë.
Në faqen e njohur “Marakli t’kerreve”, një mërgimtar ka shkruar se afër kufirit në natën e mbrëmshme brenda rreth një kilometri, kanë mbetur 7-8 vetura të mërgimtarëve në rrugë, pasi gomat e veturave u janë shqyer me hekur të vendosur në asfalt.
Gjithnjë sipas këtij mërgimtari, autobartjet nga Serbia, po ua marrin nga 300 euro për t’ua dërguar veturën deri në kufi, që largësia është jo më shumë se 5 kilometra.



