spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
23:54
HomeKosovaRashiq skeptik: S'pres të zgjidhet bllokada as pas 30 ditësh

Rashiq skeptik: S’pres të zgjidhet bllokada as pas 30 ditësh

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Raashiq, pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani, në lidhje me mundësitë për zhbllokimin në Kuvend, tha se në rrethanat që janë sot nuk pret të ndodh kosntutimi brenda afatit 30 ditësh të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Konsideroj se ishte një takim shumë konstruktiv me presidenten. Ishte një analizim i opsioneve, të cilat eventualisht do të vijnë me skadimin e afatit 30 ditësh, i cili, sipas meje, ka një potencial të komplikimit të mëtejshëm të situatës, për çka nuk është askush. Megjithatë, duhet të konstituohet që ta zgjidhim deri në skadim të afatit, sepse një skadim i tillë do të komplikonte situatën politike. Më vjen një përgjegjësi, po më vjen marre që jemi si politikanë e si deputetë se çfarë imazhi bëjmë, jo vetëm para qytetarëve, por edhe para opionit evropian. Hajde të përpiqemi edhe më shumë ta zgjidhim problemin. Në rrethanat që janë sot nuk pres të ndodhë konstituimi brenda afatit 30 ditësh”, tha Rashiq.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat