Nga 9 deri më 13 shkurt, dhe, nga 16 deri më 18 shkurt janë datat kur në Speciale do të paraqiten deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Këto seanca, gjatë këtyre ditëve, është paraparë që të mbahen nga ora 09:00 deri në orën 16:30.
Specialja në komunikatën për media, ka njoftuar edhe se në rendin e ditës parashihet se të jenë deklaratat përmbyllëse të prokurorisë dhe deklarata Përmbyllëse e mbrojtjes së viktimave.
Ndërsa pas kësaj, do të jenë deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit, asaj të Veselit, të Selimit e Krasniqi.
Komunikata:
DEKLARATAT PËRMBYLLËSE NË ÇËSHTJEN PËR KRIME LUFTE TË THAÇIT DHE TË TJERËVE
Më 9 deri më 13 dhe më 16 dhe 18 shkurt, do të paraqiten para Dhomave të Specializuara në Hagë deklaratat përmbyllëse në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seancat janë planifikuar të mbahen nga ora 09:00 deri në orën 16:30. Ato mund të përcillen përmestransmetimit në faqen së internetit të DHSK-së me 45 minuta vonesë, në tri gjuhët e gjykatës, shqipe, serbishte dhe anglishte, ose nga galeria publike.
Për shkak të interesit të madh për të marrë pjesë në këto seanca, regjistrimi paraprak është i domosdoshëm për të përcjellë seancat nga galeria publike në ndërtesën e gjykatës në Hagë. Për regjistrim paraprak, luteni të dërgoni një mesazh elektronik në adresën PUBLIC@scp-ks.org me emrin tuaj dhe datat për të cilat dëshironi të regjistroheni. Gazetarët duhet të tregojnë organin e median që ata përfaqësojnë dhe nëse kanë nevojë për ulëse në qendrën për median.
Ju lutem mbani parasysh se ulësja juaj në galerinë publike dhe në qendrën për median konsiderohen të konfirmuara vetëm pasi të keni marrë konfirmimin me postë elektronike. Konfirmimi me postë elektronike do të dërgohet jo më vonë se të enjten, 5 shkurt.
Ju lutem mbani parasysh se afati për regjistrim paraprak është deri të premten 30 janar në orën 17:30 (CET).
Për personat që përcjellin seancën nga galeria publike, ju lutem të mbani parasysh rregullat e sjelljes në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Rendi i ditës për deklaratat përmbyllëse
Rendi i ditës më poshtë buron nga Njoftimi i Trupit Gjykues në lidhje me Mbylljen e Procedurës së Paraqitjes së Provave i datës 18 dhjetor 2025. Ky rend dite bazohet në vlerësimet aktuale dhe mund të ndryshojë, për shembull nëse një palë ka nevojë për më pak kohë seç mendohej.
E hënë, 9 shkurt: Deklarata Përmbyllëse e Prokurorisë
E martë, 10 shkurt: Deklarata Përmbyllëse e Prokurorisë; Deklarata Përmbyllëse e Mbrojtjes së Viktimave
E mërkurë, 11 shkurt: Deklarata Përmbyllëse e Mbrojtjes së Thaçit; Deklarata Përmbyllëse e Mbrojtjes së Veselit
E enjte, 12 shkurt: Deklarata Përmbyllëse e Mbrojtjes së Veselit; Deklarata Përmbyllëse e Mbrojtjes së Selimit
E premte, 13 shkurt: Deklarata Përmbyllëse e Mbrojtjes së Selimit; Deklarata Përmbyllëse e Mbrojtjes së Krasniqit
E hënë, 16 shkurt: Deklarata Përmbyllëse e Mbrojtjes së Krasniqit; pyetje të mundshme nga Trupi Gjykues
E mërkurë, 18 shkurt: Përgjigje nga palët dhe deklarata nga të akuzuarit.



