spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:40
HomeKosovaDrejtësiaRasti i katërshes së UÇK-së: Mbrojtësi i viktimave kërkon pranimin me shkrim...

Rasti i katërshes së UÇK-së: Mbrojtësi i viktimave kërkon pranimin me shkrim të deklaratave të 74 dëshmitarëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mbrojtësi i viktimave në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka kërkuar që të pranohen në prova materiale dëshmitë e 74 dëshmitarëve me shkrim.

Sipas një përgjigje me shkrim për “Betimi për Drejtësi” nga zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Michael Doyle, vendimi lidhur me këtë kërkesë të mbrojtësit të viktimave ende nuk është marrë.

- Advertisement -

Mbrojtës të viktimave në këtë çështje gjyqësore janë Simon Laws dhe Maria Radziejowska.

“Mbrojtësi i viktimave ka kërkuar që të pranohen 74 dëshmi shtesë me shkrim, por gjyqtarët nuk kanë vendosur ende për këtë”, tha ai.

- Advertisement -

Përveç kësaj, Doyle ka njoftuar se mbrojtjes të viktimave i është aprovuar kërkesa për 6 dëshmi të tjera me shkrim, ndërkohë që çështja e paraqitjes së provave ka përfunduar me dy dëshmitarë në sallën e gjyqit.

Ndryshe, deri më tani janë dëgjuar 127 dëshmitarë në sallën e gjyqit. Dy prej këtyre dëshmitarëve janë të mbrojtësit të viktimave dhe pjesa tjetër e Prokurorisë.

Ndërsa, si dëshmi me shkrim janë pranuar në total dëshmitë e 137 dëshmitarëve. Siç u theksua më lartë, 6 prej tyre janë të mbrojtësit të viktimave ndërsa pjesa tjetër të Prokurorisë.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast. Ndër dëshmitarët që dëshmuan në seancë publike e që ishin thirrur nga Prokuroria në këtë rast kishte shqiptarë, serbë e ndërkombëtarë. Kurse, më 15 shtator 2025 është planifikuar të fillojë dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtjes.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat