spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
23:25
HomeKosovaDrejtësiaRasti Valon Syla – Haxhiu vë në shënjestër prokurorinë

Rasti Valon Syla – Haxhiu vë në shënjestër prokurorinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një reagimi ndaj kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë që gazetarit Valon Syla, si i dyshuar për veprat ‘dhunë në familje’ dhe lëndim i lehtë trupor’ t’i shqiptohet masa e “ndalimit të afrimit të vendit ose personit të caktuar”.

“Prokuroria nuk ka kërkuar paraburgim për dhunuesin Valon Syla, por ndalim të afrimit te vendi apo personi i caktuar, përkatësisht viktima. Mjafton të dalësh nëpër studio, që të trajtohesh ndryshe nga sistemi i drejtësisë. Këto veprime, përveç që janë të papranueshme, edhe i inkurajojnë dhunuesit që të vazhdojnë me veprime të dhunshme, sepse therë në këmbë nuk i mbetet. Mjerim!”, ka shkruar Haxhiu.

- Advertisement -

Dje u raportua se Valon Syla u ndalua për 48 orë nga policia nën dyshimin për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor ndaj partneres së tij.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat