spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
21:43
HomeKosovaDrejtësiaRasti “Veteranët” drejt vendimit: Avokati Berisha flet për “goditje të rëndë ndaj...

Rasti “Veteranët” drejt vendimit: Avokati Berisha flet për “goditje të rëndë ndaj luftës çlirimtare”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës u mbajt një ndër seancat më të rëndësishme në rastin e njohur si “Veteranët”, ku disa zyrtarë të lartë përballen me akuza për përfshirje në skandalin e listave të fryra të veteranëve të luftës.

Seanca e sotme shënoi fazën përfundimtare të procesit, me palët që dhanë fjalët përmbyllëse para se trupi gjykues të tërhiqet për marrjen e vendimit. Sipas burimeve gjyqësore, shpallja e aktgjykimit pritet të ndodhë brenda tre ditësh.

- Advertisement -

Pas përfundimit të seancës, avokati Eset Berisha – mbrojtës i ish-komandantit të Zonës së Pashtrikut, Sadik Halitjaha – reagoi duke e cilësuar procesin si një “goditje të rëndë ndaj luftës çlirimtare”.

“Sot përfundoi një proces gjyqësor kundër anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranit të UÇK-së. Ky proces, në vend që të ndëshkojë individët me informacione të rreme, ka vënë në shënjestër vetë komisionin, edhe pse vendimin përfundimtar e kishte marrë Qeveria,” deklaroi Berisha.

- Advertisement -
Eset Berisha – Avokat

Ai kritikoi qasjen e prokurorisë, duke thënë se ajo ka synuar të minimizojë meritat e luftëtarëve dhe ka ngritur akuza për mospërmbushje të detyrave që, sipas tij, ishin kompetencë e vetë prokurorisë.

Sipas Berishës, rasti është instrumentalizuar për të dëmtuar figurën e luftëtarëve të lirisë dhe për të vënë në pikëpyetje legjitimitetin e luftës çlirimtare.

Gjykata pritet të japë verdiktin për këtë çështje të ndjeshme brenda pak ditësh, me interes të lartë publik dhe ndikim të thellë në narrativën e pasluftës në Kosovë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat